Sulmi me thikë në stacionin hekurudhor në Gjermani, arrestohet autorja e dyshuar, plagosi 12 persona

23/05/2025 21:57

Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin hekurudhor të Hamburgut.

12 persona raportohet se u plagosën, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Një grua thuhet se është arrestuar nga policia federale. Ajo dyshohet se fillimisht përhapi panik duke bërtitur midis pasagjerëve që prisnin në platformën hekurudhore, ndërsa më pas nisi të godasë kalimtarë të rastit.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, sulmi ndodhi pranë platformave 13 dhe 14 të stacionit qendror të Hamburgut. Të plagosurit në gjendje kritike besohet se janë një i mitur dhe tre të rinj të tjerë që tentuan ta neutralizonin gruan. Motivi i sulmit është ende i paqartë, ndërsa fillimisht u raportua për tetë të plagosur, më pas policia saktësoi se numrin i të lënduarve ishte 12 dhe se mund të rritej në orët në vijim, sepse mund të ketë të dëmtuar edhe nga kaosi që u shkaktua për t’u larguar nxitimthi nga stacioni hekurudhor.

Tre ditë më parë 3 persona u qëlluan me thikë në qytetin Hallen, ndërsa muajt e fundit Gjermania vazhdimisht është tronditur nga sulme të tilla, ku më të rëndat kanë qenë ato të 21 shkurtit dhe 22 janarit, ku mbetën disa persona të vrarë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta