Historike! Ukraina dhe Rusia realizojnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga nisja e luftës

23/05/2025 13:33

Ukraina dhe Rusia kanë realizuar shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës, duke lëshuar nga 1,000 të burgosur secila, përfshirë ushtarë dhe civilë.

Grupi i parë i të burgosurve pritet të kalojë kufirin me Bjellorusinë sot. Ky shkëmbim është rezultat i bisedimeve direkte mes Kievit dhe Moskës, të mbajtura në Stamboll javën e kaluar, të parat të tilla që nga viti 2022.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar të dyja palët për këtë shkëmbim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt paqes. Ai shkroi në platformën e tij Truth Social: “Një shkëmbim i madh të burgosurve sapo u realizua mes Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti. Urime të dyja palëve për këtë negociatë. Ky mund të çojë në diçka të madhe???”

Ky shkëmbim i të burgosurve përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet për deeskalim të konfliktit, duke ofruar një mundësi për rifillimin e dialogut mes dy palëve. Megjithatë, mbeten ende shumë çështje të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm diplomatik.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta