
Aktori dhe komediani i njohur Jamie Foxx ka hedhur poshtë me humor pretendimet e çuditshme që e lidhin atë me Sean “Diddy” Combs, në mes të një vale teorish konspirative që shpërthyen pas problemeve të tij shëndetësore në vitin 2023.
Gjatë një interviste në panelin komik të The Hollywood Reporter, Foxx, 57 vjeç, iu rikthye periudhës së tij të vështirë pas goditjes në tru, duke rrëfyer se gjatë kohës që ndodhej në spital, arriti të fuste fshehurazi një telefon për të parë se çfarë po thuhej jashtë. Aty hasi për herë të parë thashethemet se “Diddy kishte tentuar ta vriste”.
“Jo, Puffy nuk u përpoq të më vriste,” tha Foxx duke qeshur, përpara se të tallej me pretendimet se ishte “klonuar”.
“Njerëzit thoshin se isha klon. Më bëri të çmendesha. Po rrija në shtrat, e papritur pashë veten time… por isha i bardhë! Mendova: Po përpiqeni të më klononi dhe të më bëni të bardhë që të shitem më mirë jashtë shtetit!”, tha ai me ironi, duke shtuar se edhe psikiatri që po e ndiqte “uli dozën e ilaçeve” pas komenteve të tij.
Spekulimet u përforcuan nga një numër postimesh dhe komentesh online, sidomos gjatë procesit gjyqësor që po përballet Sean Combs për trafikim seksual. Megjithatë, në tetor 2024, një burim pranë Combs e mohoi kategorikisht përfshirjen e tij, duke thënë për DailyMail.com: “Nuk ka asnjë të vërtetë që Sean Combs e çoi Jamie Foxx në spital”.
Foxx gjithashtu iu referua kësaj teme në specialin e tij komik në Netflix, “What Had Happened Was…”, ku me stilin e tij karakteristik e përqeshi internetin dhe vetë Diddy-n: “Interneti po përpiqej të më vriste. Thonin se Puffy ishte pas gjithçkaje. Jo, unë u largova nga ato festa herët. Dola në orën 9. Duket e rrëshqitshme atje brenda!”, tha Foxx duke iu referuar festave famëkeqe “Freak Off” të Combs.
Foxx gjithashtu ndau një moment emocional, duke thënë se përjetoi një tunel gjatë krizës shëndetësore, por me humor shtoi: “Nuk pashë dritën. Ishte vapë. Mbase isha në vendin e gabuar… Mbase pashë djallin, apo ishte Puffy? Po bëj shaka!”
Top Channel