U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim
22/05/2025 15:47
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Bledi Tetën, duke rikthyer dosjen e tij për gjykim.
Teta është dënuar me 25 vite burg, i akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë Santiago Malko.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Por si u vra ish-polici Malko?!
Një breshëri plumbash u derdhën mbi Santiago Malkon në 2020, duke e lënë atë të vrarë në vend. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26-vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.
Top Channel