“Nuk jam unë”/ Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Duka nuk e bind Gjykatën, lihet në burg 11/11 13:54
Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare.
Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.
Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë. Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.
Top Channel