
22/05 19:45
Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare.
Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Seanca pritet të nisë në orën 12:00.
Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë. Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor.
Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.
Top Channel