Përse ndërroi jetë 54-vjeçarja në Durrës, mjeku për TCH: Nuk ishte paciente kardiake, në çdo operacion nuk përjashtohen komplikacionet

22/05/2025 18:07

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në Durrës ka reaguar për Top Channel pas ngjarjes.

Mjeku: Pacientja është ekzaminuar, ka bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë, ngushtimi i stomakut është operacioni më i përhapur në Europë dhe Amerikë, por si çdo operacion nuk është i përjashtuar nga komplikacionet, shkon deri në 2, ka edhe raste në 7%.

Pacientja u operua, operacioni shkoi normalisht, doli në pavion, komunikonte, lëvizte, nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, zgjohet në mes të natës së ditës së dytë, nuk arrin të flasë dhe për tre, katër minuta ndërroi jetë, me të gjitha manovrat. Sipas raportit paraprak të dhënat tregojnë një infarkt masiv miokardi.

Ndihma është dhënë menjëherë, çdo gjë ka ndodh për 4-5-6 minuta, gjendja ishte e pakthyeshme, aludime akuza bëhen, por le ta vërtetojnë organet komp0etente. Nuk ishte paciente kardiake, kishte bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta