
Gazetarja Jonida Shehu, e cila ishte e ftuar në Top Story, në Top Channel, tha se në Partinë Socialiste nuk ka asnjë emër që është mbi të tjerët.
Më tej ajo shtoi se ekipi me deputetët e rinj në PS, është si një ekip futbolli, ku trajneri, kryeministri, nxjerr në fushë, apo lë në stol atë që do, dhe se vendimi i tij nuk diskutohet.
“Adea Pirdeni mund të ketë një lloj vazhdimësie. Nuk ka asnjë emër që do ishte mbi të tjerët që të ketë dallueshmëri. Që të spikasë pak dhe kur të dilte në foltore që të bënte diferencë dhe të thoje ‘po, po flet ky’. Më duken të gjithë një rresht, të gjithë të lëvizshëm. Nuk pres vlerë të shtuar. Është një ekip futbolli ku trajneri nxjerr këdo në stol rezervë, fut në fushë. Vendimi i trajnerit nuk diskutohet dhe kaq”, u shpreh ajo.
Top Channel