Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

22/05/2025 20:01

Marta Kos, komisionerja evropiane për Zgjerim në BE, ka uruar vendin tonë për hapjen e grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, ajo shprehet se ‘kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së’.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot!

Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së.

Zgjerimi i Europës ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Kos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta