Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës.

Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos).

Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës.

Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi humbën kontaktet me ta.

Një postim prekës i Giorgia Rota në rrjetet sociale, i bërë disa ditë para tragjedisë, shfaq një foto të dyshes gjatë një ngjitjeje të mëparshme, shoqëruar me fjalët: “Alessandro, partner super për një ngjitje super.”

Ngjarja ka tronditur komunitetin alpin dhe miqtë e viktimave, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje rreziqet që sjellin sportet ekstreme në kushte të vështira malore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta