
Parlamenti i Iranit miratoi të hënën një partneritet strategjik 20-vjeçar midis Moskës dhe Teheranit.
Marrëveshja shënon një thellim të lidhjeve dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunim më të ngushtë në sektorin e mbrojtjes.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian Masud Peskov nënshkruan tekstin e partneritetit strategjik më 17 janar.
Parlamenti rus miratoi marrëveshjen në prill. Ndërsa marrëveshja nuk përfshin një klauzolë mbi ndihmën e ndërsjellë në mbrojtje, ajo thotë se të dy vendet do të punojnë së bashku kundër kërcënimeve të përbashkëta ushtarake, do të zhvillojnë bashkëpunim ushtarako-teknik dhe do të marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022, Irani dhe Rusia kanë thelluar marrëdhëniet ushtarake, teksa vendet perëndimore që akuzojnë Iranin për sigurimin e raketave dhe mjeteve ajrore pa pilot për sulmet ruse në Ukrainë. Teherani mohon se ka siguruar armë për Rusinë për t’i përdorur në Ukrainë.
Marrëveshja strategjike përfshin gjithashtu disa klauzola për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, kryesisht përmes forcimit të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërbankar dhe promovimit të produkteve të tyre financiare kombëtare.
Një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Iranit dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia hyri në fuqi javën e kaluar, duke ulur tarifat për të rritur tregtinë midis dy ekonomive, të cilat janë nën sanksione të rënda perëndimore.
Top Channel