Rritja e çmimit të karburantit, Shërbimi Postar i SHBA-së vendos për herë të parë tarifë shtesë 8% për pakot 26/03 07:56
Ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, u tha gazetarëve se takimi i tij sot me Presidentin Donald Trump “shkoi shumë mirë”.
Dy liderët u takuan privatisht në Zyrën Ovale, pasi folën paraprakisht me gazetarët. Gjatë pjesës publike të takimit, Trump përsëriti teoritë e konspiracionit mbi “gjenocidin e të bardhëve” në Afrikën e Jugut.
Ramaphosa kundërshtoi pretendimet. Ai pranoi “kriminalitetin” në vend, por këmbënguli se “njerëzit që vriten, për fat të keq përmes aktivitetit kriminal, nuk janë vetëm njerëz të bardhë, shumica e tyre janë njerëz me ngjyrë”.
Top Channel