Presidenti i Afrikës pas debatit të tensionuar në Zyrën Ovale: Takimi me Trump shkoi shumë mirë!

21/05/2025 23:00

Ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, u tha gazetarëve se takimi i tij sot me Presidentin Donald Trump “shkoi shumë mirë”.

Dy liderët u takuan privatisht në Zyrën Ovale, pasi folën paraprakisht me gazetarët. Gjatë pjesës publike të takimit, Trump përsëriti teoritë e konspiracionit mbi “gjenocidin e të bardhëve” në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa kundërshtoi pretendimet. Ai pranoi “kriminalitetin” në vend, por këmbënguli se “njerëzit që vriten, për fat të keq përmes aktivitetit kriminal, nuk janë vetëm njerëz të bardhë, shumica e tyre janë njerëz me ngjyrë”.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta