Policia italiane arreston 97 pjesëtarë të Ndraghetës, shumica të akuzuar për trafikim droge

21/05/2025 10:04

Nëntëdhjetë e shtatë anëtarë të mafies kalabreze, Draghetta dhe një numër bashkëpunëtorësh të tyre u arrestuan këtë mëngjes në Reggio Calabria dhe në Italinë veriore, në një operacion të karabinierëve.

Të arrestuarit akuzohen, ndër të tjera, për aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, zhvatje parash përmes shantazhit dhe bashkëpunim në manipulimin e votave dhe rrëmbime për shpërblim.

Sipas asaj që është zbuluar deri më tani, disa nga të arrestuarit dyshohet se kanë menaxhuar, “në një regjim monopoli”, trafik droge në shumë zona të Kalabrisë.

Operacioni u quajt “Milenium” dhe arrestimet, përveç Reggio Calabria, u kryen në Milano, Monza, Bolonjë, Rimini dhe Pavia.

U sekuestruan edhe dy kompani që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe industrinë e hotelerisë, përmes së cilës besohet se Draghetta ka “pastruar” paratë e saj të pista.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta