Osmani vizitë zyrtare në Zvicër: Po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

21/05/2025 16:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër.

Osmani ka falënderuar presidenten Sutter për pritjen.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka pohuar ajo.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin për trashëgiminë politike të Martti Ahtisaarit, të organizuar bashkërisht nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari, Misioni i Përhershëm i Finlandës në Gjenevë, organizata ndërkombëtare Interpeace dhe Geneva Graduate Institute.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Presidentja Osmani do ta ketë një takim edhe me diasporën shqiptare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta