
Në një dalje për herë të parë pas BBV, Neda Balluku ka treguar gjithë emocionet dhe mësimet e një eksperience të tillë.
“Kur mbaron BBV prihet me thikë. Do një lloj kohe për ta marrë pak veten. Por mbetet eksperienca më e bukur e punës në jetën time”, tregoi Neda.
E pyetur me tej, Balluku shtoi se në këtë edicion të BBV ka fituar 2 miqesi shumë të vlefshme si ajo me Arbër Hajdarin dhe Sara Hoxhën, producenten e “BBV”.
Lidhur me qasjen, miqësitë e raportet me banorët e BBV, Neda pohoi se nuk gëzon miqësi, por është fansja më e madhe tyre duke i vështruar nga larg e duke i uruar shumë suksese.
E pyetur nga Bieta lidhur me dy kunetërit e saj, personazhe publikë të përfshirë në politikë, nga Belinda Balluku te Neli Demi, Neda pohoi se ata të dy janë dy njerëz të jashtëzakonshëm dhe yje në fushën e tyre.
Top Channel