
Pas humbjes së thellë të 11 majit ku nuk siguruan dot asnjë ulëse në Kuvend, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, që hynë bashkë në zgjedhje, në një konferencë për mediat thanë se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre.
Alibeaj: Rezultati që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona, ashtu si Shehi nuk ka përgjegjës të vetme. Duhet të vëmë gishtin në plagë, pra tek paaftësia jonë për të përcjellë programin dhe tezat tona që ishin në të mirë të publikut. Dështuam për të ngjallë besim dje entuziazëm. Qoftë për të dhënë një shenjë të mirë në politikën shqiptare, ku ka dështim ka dhe përgjegjësi.
Por këto zgjedhje kishin defekte, para të hedhura në fusha nga pushteti, administrata në funksion në fushatës. Koalicioni ynë kishte buxhet minimal. Ne donim të tregonim që bëhet fushatë edhe pa financë, por mesa duket jo. Angazhimi i krimit ishte i qartë, ku krimi ka vendos flamurin e vet elektoral duke çuar votë tek anonimët. E kemi thënë që më parë se me këtë sistem po shitej pushteti dymbëdhjetë mandate në tavolinë. Listat e mbyllura. Por ne hapëm rrugën për lista të hapura. Ndaj thënë kjo duhet të jemi të qartë fajin nuk e kërkojmë të tjerët. Akti i pari është të marrësh përgjegjësi personale.
Shehi: Nuk largohem nga politika, por largohem nga drejtimi i koalicionit. Unë jam njeri publik nuk kam se ku të fshihem. Nuk ka gjë për turp ka periudha që të votojnë dhe jo. ne kemi humbur, por jo si njerëz. do bëjmë aktivitet politik, por idetë do i çojnë përpara të rinjtë.
Alibeaj: Ky rezultat nuk është turp, e kam zgjedhur vetë para dy tre vitesh, mund të isha zgjedhur një tjetër rrugë, por jo zgjodha rrugën e drejtë, për të bërë betejën me të vjetrën gjithmonë në interes publik. mesa duket është mall i rrallë ky qëndrim. Politikisht ky ishte fundi, por aktivizimi jo. Politika nuk bëhet vetëm në parlament. unë e kam provuar njëherë. shqiptarët nuk janë dele, janë qënia të lira të zgjedhin. Dhe të rizgjedhin kur zhgënjehen. Si mund ta mbaje votimin dhe nunërimin, ne ishim pa komisioner dhe vëzhgues. Kjo ishte garë ku mbajmë përgjegjësi dhe favore. Ne kemi qenë i vetmoi koalicion që të bashkoheshim me subjektet e reja nuk na dëgjuan, me të drejtën e tyre. Urime për atë rezultat, pir do të jenë nën presion nga PD-PS.
Shehi: Në zgjedhjet e tjera nuk do të ketë më Dashamir
Top Channel