“Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

21/05/2025 10:12

Dashamir Shehi është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Gjatë një konference për shtyp, Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen.

Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate”- është shprehur Shehi.

“Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”-shtoi ai.

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim arriti të grumbullonte vetëm 5530 vota në të gjithë vendin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta