Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë është kërcënuar me jetë përmes një e-maili.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhej në mesazhin kërcënues që kishte shkuar në adresë të presidentes.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur për mediat vendase se kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale”, ka deklaruar Arbnora Luta, zyrtare për komunikim në PSRK.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se kërcënimi i fundit me jetë ndaj Osmanit është vetëm një hallkë në zinxhirin e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë që ajo ka marrë ndër vite.

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta