
Një radio dhe një dron kanë arritur të regjistrojnë urdhra rusë për të vrarë trupat ukrainase që po dorëzoheshin.
Sipas CNN, në radio dëgjohet të thuhet: Kapni komandantin dhe vritni të tjerët.
Këto përgjime ishin pjesë e një serie transmetimesh radiofonike midis forcave ruse, të cilat zyrtarët ukrainas thonë se ofrojnë prova të mëtejshme se komandantët rusë po urdhërojnë ushtarët të ekzekutojnë trupat ukrainase që dorëzohen, në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Komunikimet radio të përgjuara nga Ukraina, të cilat u morën nga CNN nga një zyrtar i inteligjencës ukrainase, duket se korrespondojnë në kohë me pamjet e filmuara me dron të një ekzekutimi të dyshuar nga ushtarët rusë në rajonin lindor të Zaporizhzhias në Ukrainë nëntorin e kaluar. Pamjet tregojnë gjashtë ushtarë të shtrirë me fytyrë përtokë, ku të paktën dy prej tyre qëllohen nga afër dhe një tjetër që largohet me forcë.
Këto vrasje janë nën hetim nga prokurorët ukrainas, të cilët ndanë pamje të videos së xhiruar me dron në mediat sociale pas incidentit.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende për ngjarjen.
Zyrtarët rusë më parë kanë mohuar se trupat ruse kanë kryer krime lufte dhe kanë këmbëngulur që Rusia t’i trajtojë të burgosurit e luftës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Top Channel