Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe godet edhe Bejrutin, dhjetëra shpërthime gjatë orëve të fundit Viktor Martini, një nga figurat më të rëndësishme të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe një dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit diktatorial komunist, tregon se si të përndjekurit politikë u persekutuan edhe në demokraci, pikërisht nga ata që i kishin besuar, demokratët.
Ai dhe familja e tij kanë kaluar së bashku mbi 107 vite në burgjet e regjimit, duke përjetuar një ndër format më të rënda të përndjekjes politike në vend.
Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, Martini hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tregoi se, pas lirimit nga burgu, themeloi Shoqatën e të Përndjekurve Politikë dhe mbështeti Partinë Demokratike në ditët e para të tranzicionit, me shpresën për një Shqipëri të re dhe të lirë.
Megjithatë, sipas tij, realiteti ndryshoi shpejt. Pas një fjalimi që mbajti në SHBA, ku u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të ktheheshin për të dhënë kontributin e tyre dhe për të penguar rikthimin e rrënjëve komuniste në pushtet, ai u përball me një tjetër formë persekutimi, këtë herë në demokraci.
Kur u rikthye në Shqipëri, Martini tregon se Berisha i premtoi një pozicion diplomatik në Qipro, por në të vërtetë ai ishte caktuar për të punuar si punëtor bujqësie dhe blegtorie. Këtë e konsideron si një formë përuljeje dhe eliminimi nga jeta publike, duke treguar se edhe në sistemin e ri demokratik, të përndjekurit vazhduan të margjinalizoheshin.
Përballë zhgënjimit dhe presionit të vazhdueshëm, familja Martini ashtu si shume familje te persekutuara, u detyrua të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të viteve 1990, Viktor Martini dhe bashkëshortja e tij u vendosën në Boston, ku vazhduan angazhimin e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në ruajtjen e kujtesës historike mbi krimet e komunizmit në Shqipëri.
Top Channel