Vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit në Durrës/ ‘Skenari’ i njëjtë, gjendet automjeti i djegur në Gërdec

20/05/2025 10:49

Edhe në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ‘skenari’ i krimit mbetet i njëjtë- autorët zhduken pa gjurmë dhe djegin automjetin diku larg vendngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Policia thotë se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta