“Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike”, Gonzato për 100-vjetorin e krijimit të KLSH: Guri i themelit për anëtarësimin në BE…

20/05/2025 11:54

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbajti fjalën në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gonzato theksoi se BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura, ndërsa vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend.

“Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e duhur për të ushtruar kontroll mbi të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe të donatorëve të tjerë. Çfarëdo ndryshime që do të bëhen duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit dhe standardeve të BE”, tha Gonzato.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për ndryshimin e ligjeve apo për dhënien e rekomandimeve. Sfida kryesore është ndryshimi i mendësisë,” u shpreh Ambasadori, duke theksuar se “një KLSH e pavarur, e besueshme dhe efektive është një gur themeli për mirëqeverisjen dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta