Në Halle, një qytet në Saksonin-Anhalt, një sulm me thikë ka lënë tre persona të plagosur, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar.

Ngjarja ndodhi para një ndërtese banimi, ku një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër 47-vjeçar dhe vajza e tij pësuan lëndime të lehta. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur pas një grindjeje mes disa individëve, të cilët janë përfshirë në një përleshje fizike. Hetimet janë ende në zhvillim, dhe motivi i saktë i sulmit nuk është përcaktuar ende.

Në lidhje me këtë ngjarje, një burrë 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar si i dyshuar për sulmin me thikë. Ai është liruar më vonë pasi prokuroria nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për një akuzë të mundshme për tentativë vrasje.

Sipas autoriteteve, konflikti ka shpërthyer për shkak të një grindjeje për zhurmën e fëmijëve, dhe i dyshuari ka vepruar në vetëmbrojtje. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka lajmëruar vetë shërbimet e urgjencës pas ngjarjes.

Një thikë është sekuestruar si provë e mundshme. Hetimet për lëndim të rëndë trupor vazhdojnë, dhe pritet të intervistohen një numër dëshmitarësh.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ka jetuar ligjërisht në Gjermani për disa vjet dhe është i integruar socialisht dhe profesionalisht.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta