
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi sot se Siria mund të jetë disa javë larg një “lufte civile”, disa ditë pasi udhëheqësit e administratës amerikane u takuan me autoritetet tranzicionale të Sirisë.
“Në fakt, ne besojmë se, sinqerisht, autoriteti tranzicional, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet, është javë, nëse jo muaj, larg një kolapsi të mundshëm dhe një lufte civile në shkallë të plotë, që do të thotë shpërbërja e vendit”, i tha Rubio Komitetit të Senatit për marrëdhëniet e Jashtme.
Rubio shtoi se SHBA-të do të lejojnë personelin e tyre në Turqi të fillojë të punojë me qeverinë siriane për të përcaktuar se çfarë lloj ndihme i nevojitet Sirisë.
Kujtojmë se presidenti amerikan javën e kaluar gjatë turit te tij në Lindjen e Mesme u takua me liderin e përkohshëm sirian Ahmad al-Sharaa dhe madje si asnjë herë tjetër tha se SHBA-të mund të heqin sanksionet ndaj Sirisë.
Top Channel