
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë pamjet se si do të duket parkingu i ri nëntokësorë në zonën e Liqenit të Thatë.
Ai shkruan se në mbi parkim do të ketë dhe fusha sportive, duke e konsideruar si një lehtësim për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë zonën e Parkut të Madh të Liqenit.
“Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna.
Me plot 117 poste parkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë, do të jetë një tjetër lehtësim për qytetarët e shumtë që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe një hapësirë e re e gjelbëruar dhe me plot lojëra për fëmijët.
Puna në Tiranë nuk ndalet!”, shkruan Veliaj.
Top Channel