Në pritje të nisjes së dialogut/ Ka optimizëm nga ndikimi i shefes së diplomacisë së BE, e cila viziton Ballkanin

20/05/2025 15:22

Për tre ditë, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, kjo do të jetë vizita e saj e parë që prej marrjes së detyrës e kësisoj, pritet të rifillojë procesi i dialogut që ka stanguar me muaj të tërë.

Njohësit thonë se qasja e Kallas në rivitalizimin e dialogut Kosovë-Serbi mund të sjellë rezultate.

Pengesë sipas njohësve në këtë pikë paraqet ngërçi institucional, por shtojnë se vizita e Kallas do të mund ta përshpejtonte konstituimin e institucioneve.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Antonio Costa, presidenti i Këshillit Evropian tha se duhet deskalim i situatës për largimin e masave ndëshkuese, e vizita e Kallas do të shërbejë për vlerësim të situatës.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas do të vizitojë rajonin nga 21 deri më 23 maj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta