Xena Phoenix, keçistja e parë shqiptare, thënë ndryshe një sportiste e shkëlqyer e sportit ‘Wrestling’ tregoi pasditen e sotme në Ftesë në 5 në një lidhje nga Amerika se si nisi pasioni i saj për këtë sport.

Mes mbështetjes së babit dhe merakut të mamit, Xena ka arritur të rrëmbejë fitore në terma kohorë prej 40 sekondash në ring.

Arsyeja pse e reja vendosi të përfshihet me këtë sport ka qenë përjetimi i një sëmundje të rëndë, si ai i një tumori beninj në gojë.

“Isha e frikësuar, do mbaja protezë në gojë… Kjo ishte arsyeja pse shkova te keci”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Më tej ajo shtoi se ky problem ka kaluar. E pyetur rreth lidhjes me origjinën e saj, Shqipërinë, Xena shtoi se specialiteti i saj mbetet byreku.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta