
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe “të gjithë Bashkimin Evropian” për miratimin e paketës së 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e quajtur atë një “hap në drejtimin e duhur”.
Presidenti ukrainas theksoi nevojën për të rritur presionin mbi Moskën, duke nënvizuar rëndësinë e kufizimeve mbi flotën ruse të tankerëve, e cila përdoret “për të financuar vrasjet”, por edhe mbi të gjitha mekanizmat që Rusia përdor për të forcuar industrinë e saj ushtarake.
“Sa më i madh të jetë presioni mbi Rusinë, aq më të mëdha janë nxitjet për t’iu afruar paqes së vërtetë“, tha Zelensky.
Zelensky zbuloi gjithashtu se diskutoi me presidentin e Komisionit përgatitjet për paketën e 18-të të sanksioneve, duke u përqendruar në katër fusha kritike: nafta ruse, infrastruktura e tregtisë së energjisë, bankat dhe projektet financiare të Kremlinit.
“Këto zona e dëmtojnë më shumë Rusinë dhe për këtë arsye kontribuojnë më shumë në paqe”, theksoi ai, duke shprehur falënderimet e tij për ata “që mbështesin sanksione më të ashpra dhe marrin vendime të guximshme”.
Top Channel