
Hipertensioni po vret në heshtje, madje edhe moshat e reja. Studimi më i fundit ka treguar se 31-35% e moshës 18 vjeç e lart vuajnë nga tensioni i lartë, por as e dinë dhe as e kurojnë atë.
Margarita Gjata, shefe e Shërbimit të Mjekësisë së Brendshme: “Prevalenca e hipertensionit po vjen duke u rritur. Në rininë e sotme, pothuajse 31-35% e 18-vjeçarëve kanë tension, por akoma më alarmante është situata tek popullata mbi 45 vjeç, të cilët nuk e dinë dhe nuk e kontrollojnë tensionin.”
Por çfarë shkakton tensioni i lartë i pakuruar tek të rinjtë?
“Një tension i pakuruar rrit rrezikun për ishemi cerebrale, infarkt në miokard dhe sëmundje renale kronike, të cilat çojnë në rritje të vdekshmërisë.”
Ekipi i mjekësisë së brendshme, nën drejtimin e këtij shërbimi dhe prof. Margarita Gjata, ka dalë në terren për të ndërgjegjësuar popullatën, kryesisht të rinjtë, që të mbajnë nën kontroll stresin si një ndër shkaktarët kryesorë të tensionit të lartë, por edhe të orientohen drejt një stili jete të shëndetshëm.
“Stresi tek të rinjtë sot është i lartë. Duhet të ushqehen shëndetshëm, të heqin dorë nga alkooli dhe duhani.”
Top Channel