
Vrasja e modeles 22-vjeçare Maria Jose Estupinan ka tronditur Kolumbinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 më 15 maj, kur një burrë i maskuar si shpërndarës poste e thirri atë nga banesa e saj për t’i dorëzuar një pako të supozuar.
Kur Maria Jose doli jashtë, autori i panjohur e qëlloi për vdekje. Kamerat e sigurisë regjistruan britmat e saj si dhe momentin e arratisjes së autorit.
Sipas mediave lokale, krimi ndodhi vetëm një ditë pasi viktima kishte fituar një dëmshpërblim prej rreth 6,200 eurosh, si rezultat i një ankese për dhunë në familje kundër ish-partnerit të saj. Policia dyshon se këto dy ngjarje janë të ndërlidhura dhe ka kthyer vëmendjen tek ish-partneri, i cili është personi kryesor i dyshuar për vrasje.
Asesinan a otra Influencer, el agresor fingió ser un repartidor.
María José Estupiñan conocida como “la mona” fue asesinada en Cúcuta Colombia el pasado 15 de mayo por la mañana. A través de redes sociales de difundieron imágenes del momento en que el presunto feminicida huye. pic.twitter.com/4Y7cGiUcUQ
— Juan Carlos Robles (@JuanCarlosRR_Tv) May 17, 2025
Maria Jose Estupinan ishte studente në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Pamplonës dhe ishte mjaft aktive në rrjetet sociale.
Top Channel