Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin: Falënderoj presidentin amerikan për përpjekjet

19/05/2025 22:57

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin.

Von der Leyen falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me presidentin rus Vladimir Putin.

“Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara.

Patëm një telefonatë të shkëlqyer me presidentin Donald Trump, së bashku me presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelensky për të marrë një përmbledhje të telefonatës së tij me presidentin Putin”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se shtete e BE vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për të arritur paqen.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi Von der Leyen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta