
Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se të paktën 52 persona u vranë nga bombardimet izraelite, të cilat janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit.
“Bombardimet izraelite në Gazës vazhduan nga mesnata deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar vdekjen e 52 personave”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, për AFP.
Zëdhënësi shpjegoi se bombardimet vazhduan në orët e para të pasdites dhe se forcat izraelite po “zgjeronin operacionin e tyre tokësor”.
Netanyahu njofton kontrollin e plotë të të gjithë Gazës
Bë një video të postuar në X, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi do të merrte kontrollin e të gjithë Gazës.
“Luftimet janë intensive dhe ne po ecim përpara. Ne do të marrim kontrollin e të gjithë Rripit. Nuk do të tërhiqemi. Por për të pasur sukses, duhet të veprojmë në një mënyrë të tillë që ata të mos mund të na ndalojnë dot”, tha ai.
Derisa të krijohen qendrat e shpërndarjes dhe të sigurohet që kjo ndihmë të qëndrojë larg Hamasit, Netanyahu theksoi se Izraeli duhet të ofrojë ndihmë minimale për Rripin e Gazës në mënyrë që të shmanget uria masive midis popullsisë civile.
Qendrat e para do të vihen në funksion në ditët në vijim, me qëllim të krijimit të një zone humanitare nën kontrollin izraelit në Gaza, ku civilët mund të marrin ndihmë.
“Për të përfunduar fitoren tonë, për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, nuk mund të arrijmë në pikën e urisë”, tha ai, duke iu përgjigjur kritikave të forta për vendimin e tij për të rifilluar ndihmën humanitare, e cila ishte pezulluar që nga fillimi i marsit.
Netanyahu më pas shpjegoi se Izraeli fillimisht lejoi ndihmë minimale për Gazën gjatë luftës, por ndaloi dërgesat kur zbuloi se Hamasi po shfrytëzonte furnizimet. Në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Izraeli tani ka miratuar një metodë të re shpërndarjeje që përfshin qendrat e ndihmës të siguruara nga IDF, të projektuara për të bllokuar aksesin e Hamasit.
Top Channel