Tragjike në Itali! U shtyp nga një kamion ndërtimi, ndërron jetë në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar

19/05/2025 17:44

Një tjetër aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur këtë mëngjes, më 19 maj, në komunën Vernio pranë Pratos.

Një punëtor 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat, shkruan La Repubblica.

Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite.

Punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë e emergjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen. Ndërkohë, ndërhyrja u krye edhe nga zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të Departamentit të Parandalimit të ASL Centro.

Prokuroria Publike e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, duke urdhëruar sekuestrimin e zonës ku ndodhi aksidenti dhe të vetë kamionit. Hetuesit kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm penalë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta