Shfaqja e Bianca Censori-t në një treg lokal në Majorca ka ngjallur reagime të shumta dhe të forta nga publiku spanjoll, pasi 30-vjeçarja u shfaq thuajse pa bluzë.

Në një video të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Censori shihet e veshur me një bluzë transparente që i lë gjoksin të ekspozuar, teksa largohet nga një dyqan akulloresh. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Kanye West, duke i dhënë fund zërave për një ndarje mes çiftit, si dhe nga motra e saj më e vogël, Angelina.

Sipas mediave ndërkombëtare, pamja e Censori-t “tronditi” banorët e zonës. Një dëshmitar okular tha: “Ata po pyesnin veten: ‘A janë të vërtetë gjinjtë e saj?’”

Reagimet nuk munguan edhe në rrjetet sociale. “Pse nuk është arrestuar ende për sjellje të pahijshme?” shkroi një përdorues. Komente të tjera përfshinin: “E kemi parë gjithçka, edhe pse nuk donim”, “Është fyese për vendin ku ndodhet”, “Si ia del mbanë me këtë lakuriqësi?”, “Nëse dikush tjetër do ta kishte bërë këtë, do të ishte arrestuar.”

Megjithatë, sipas ligjit spanjoll të vitit 2020, në disa zona të vendit u lejohet grave të ecin pa bluzë në hapësira publike. I njëjti ligj parashikon edhe gjoba të larta për këdo që ndalon gratë të bëjnë banjë dielli topless.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta