Nuk siguroi mandat në zgjedhje, Alimehmeti në Top Story: Nuk e konsideroj veten të sakrifikuar, gara e pabarabartë…

19/05/2025 22:18

Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai ishte ‘kokë me kokë’ me Jorida Tabakun, ndërsa siguroi 18055 vota.

Mjeku i njohur kërkoi disa orë më parë nga KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave.

Alimehmeti: Unë nuk e konsideroj veten të sakrifikuar. Nga ky aspekt do e shohim këtë pikë si një punë që jep një shembull që gjërat edhe bëhen, janë të mundura të bëhen dhe shpejt dhe pa zhurmë, sfera e madhe është raporti që na e dha OSBE ODIHR, PD kishte më shumë mandate për zgjedhje të ndershme, mandatet do të ishin më tepër, nga ky aspekt ne kemi kohën për të diskutuar nëse flasim garë të pabarabartë atëherë pjesa tjetër e çështjes kthehet në rrugë malore përkundrejt pushtetit, paratë.

Brenda hapësirës dhe procedurave është mundësia që kërkohet të shikohet numërimi dhe ballafaqimi me procesverbale dhe si hidhen në sistem. Ndjesitë personale janë më pak të rëndësishme, duhet pasur kujdes, lodhja bën të vetën. S’është një proces as i lehtë, as i shkurtër, KQZ jep numra që ka numëruar më shumë seç ka deklaruar që kanë qenë votues, mundet të ndodhi, ti në dorë i ke, me stilolapsa në duar i ke, zgjedhje pas zgjedhjesh, i dinë njerëzit, s’ka një teknologji që doli në 2025.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta