Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 18 maj 2025.

Nicușor Dan, ish Kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, siguroi një fitore ndaj kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij të urimit, Presidenti Begaj theksoi marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Urime Nicusor DanrO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq,” – u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta