Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu është njohur me komunikimet në këtë grup ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.

Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.

Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur me të cilin Rama nuk i ka kursyer batuat kur prezantoi skuadrën e Tiranës.

Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme por irritimi i saj dukej qartë.

“I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”-ka shkruar ajo.

Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej  bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.

Ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta