
Për dy ditë Tirana nuk ishte vetëm zemra e Shqipërisë, por epiqendra diplomatike e Evropës.
Me mikpritjen e dy samiteve të rëndësishëm, BE-Ballkani Perëndimor dhe Ukrainë-Evropa Juglindore, Shqipëria u përpoq të demonstrojë jo vetëm kapacitete organizative, por edhe një rol të ri politik në një Evropë që po riformatohet përballë krizave.
Gazetari Alban Dudushi, në Top Story foli për rëndësinë e këtij samiti të mbajtur në Tiranë dhe rolin e Ramës.
“Ajo çfarë është e rëndësishme të ky samit, kontekst i këtij samiti ka të bëjë me një gjeopolitikë, qëndrimi që kanë vendet e BE me Ukrainën dhe një situatë turbullire. Formësimi i një kohezioni të Evropës në kufijtë natyral gjeografikë të saj, besoj që fakti që ndodhi në Tiranë, ishte një lajm shumë i mirë për Tiranën.
Një gjë që ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë e kthen në vëmendje të vendeve të BE. Estetika, mënyra e pritjes, gjëra që s’ja kemi frikën Ei Ramës se i di shumë mirë t’i bëjë. U fol për Ukrainën, për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, mikpritsi i gjithë kësaj ishte kryeministri i Shqipërisë. U pozicionua si Shqipëria si vend që di të presë takime në nivele të tilla”-u shpreh gazetari Alban Dudushi.
Top Channel