Beteja me sëmundjen, reagon ish-presidenti Joe Biden: Kanceri na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

19/05/2025 14:19

“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me të cilën po përballet.

Ai shtoi se ai dhe gruaja, ish-zonja e parë Jill Biden, “kanë mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera. Faleminderit që na ngritët lart me dashuri dhe mbështetje”.

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, që tashmë ka avancuar e është përhapur në kocka. Në deklaratën e zyrës së tij theksohet se ish shefi democrat i Shtëpisë së Bardhë dhe familja po shqyrtojnë së bashku me mjekët mundësitë e trajtimit të tij.

Diagnostikimi i Bidenit, që zyrën Ovale e dorëzoi në muajin janar, u bë këtë të premte, pasi ish kreu i shtetit kishte shfaqur simptoma urinare, nënvizohet në deklaratë, ku sqarohet sidoqoftë se “pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një formë agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, ç’ka mundëson një menaxhim efektiv”.

Pas publikimit të lajmit të diagnozës së tij të rëndë, Biden mori mbështetje s inga anëtarët e partisë së tij, ashtu dhe nga kundërshtarët, përfshirë vetë rivalin e madh, Trumpin, i cili shkroi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump “u  pikëlluan kur dëgjuan për diagnozën mjekësore të Joe Biden”. “Mendimet tona shkojnë për Jill dhe familjen,” tha ai, duke iu referuar ish-Zonjës së Parë Jill Biden. “I urojmë Joe-it një shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së. Djali i madh i Bidenit, Beau, ndërroi jetë në vitin 2015 në moshën 46 vjecare nga kanceri i trurit.

Top Channel

Mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë brenda disa ditësh, Senati amerikan miraton projektligjin për financim
11/11 07:24
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
BILETA Portokalli - Bileta