
Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri është shprehur se Sali Berishës i ka mbaruar koha politike, që në vitin 2013.
Në Top Story ku analizoi arsyet që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes së thellë, Xhaferri tha se u gabua edhe te koalicionet.
“Të majtët ne gjejmë plot argumente, lider autoritar dhe prap shohim që ka mikrorebelime. E djathta qëkur u kthye Berisha u projektua. Kjo ka të bëjë me faktin që Berisha është i vendosur jashtë në kohë, i ka mbaruar koha politike, e tha vetë në 20213. Me një lider që i ka mbaruar koha politike, në këto tre vite e pamë këtë.
Koalicioni u bë me pjesën që ishte solidare me problemet e Berishës, nuk ndërtuam dot koalicion me Lapajn e Shehajn. Nuk përfshijnë ato flukset që ka krijuar kjo parti, shpallën primare dhe nuk respektuan primare. I shpallëm luftë edhe SPAK, shto edhe sanksionin nga SHBA, edhe në muajin e fushatës shumë flukse u harxhuan a do marrë vizë a do hiqet nongrata”-u shpreh Xhaferri.
Top Channel