
Nëse në tregjet e Tiranës shikoni frutin e shalqinit, ai nuk është as nga Greqia, dhe as nga Spanja, por nga fshati Sulzotaj i Divjakës. Ylli Kiçi, është 32 vjeç në një sipërfaqe toke prej 12 dynymësh ai ka zgjedhur që këtë frut ta kultivojë në sera të larta, pasi kështu siguron hershmërinë, cilësinë dhe çmimin.
“Më 1 Maj e kam filluar shalqini, para ca vitesh dilja në treg me 1 Qershor, sot po e shes 130 lekë të reja. Toka është ar lum ai që di ta punojë mua dita e punë si prodhues sot me shkon 10 mijë lekë fitimi”, tha fermeri.
Për të kuptuar se çfarë është hershmëria le të bëjmë një krahasim frutash të asaj që është mbjellë në fushë ku kokrra është shumë e vogël, dhe të kësaj që është kultivuar në sera, e cila është gati për treg.
“Ky është shalqi bio, në fshatin Sulzotja është bio, i ëmbël dhe shikoni po e provoj vetë që të kuptoi që është cilësor. Ju bëftë mirë!”, tha ai.
Ky është frut ideal për Yllin pasi kështu siguroi prodhimin dhe fitimin që do të dëshiron çdo fermer sepse shalqini ka aromën, ngjyrën dhe shijen e duhur.
Top Channel