
Të rinj të talentuar nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Durrës për Kampin kibernetik 2025 të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Në një kohë kur sulmet online po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara e të shpeshta, përgatitja e brezit të ri të ekspertëve në sigurinë dixhitale është kthyer në domosdoshmëri.
Në qendër të këtij kampi janë trajnimi praktik dhe ndarja e njohurive mbi sigurinë kibernetike, nëpërmjet simulimeve reale të sulmeve digjitale, në një ambient bashkëpunues dhe ndërveprues.
“Jam Emilija nga Serbia. Cyber Camp është një mundësi për të mësuar aftësi të reja, për t’u frymëzuar nga të tjerët dhe për të eksploruar sigurinë kibernetike në mënyrë praktike, një hap i mirë për rritjen time personale dhe profesionale”, tha Emilija Balaz, Pjesëmarrëse.
Kampi kibernetik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një mundësi për të mësuar, por edhe një hap i rëndësishëm drejt një rajoni më të sigurt në botën virtuale.
Top Channel