“I ndarë veç, për t’i dhënë vëmendjen e duhur”, Edi Rama publikon foton, zbulon dokumentin me rëndësi që Meloni solli në Shqipëri: Motra…

18/05/2025 12:43

Kryeministri Edi Rama, këtë diel ‘qetësie’ pas përfundimit të Samitit që mblodhi dy ditë në Tiranë liderët europianë, ka publikuar një foto ku shfaqet krah homologes italiane, e cila në dorë mban një dokument me rëndësi.

Duke iu referuar si ‘motra’, Rama shkruan se Georgia Meloni në vizitën e saj në Tiranë në sajë të Samitit, solli edhe dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë.

Kështu nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Postimi i Edi Ramës:

LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta