
Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare.
Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të diel, ku mbi 197 mijë persona dërguan për herë të parë zarfet e tyre me postë.
Në Vlorë PS mori mandatin e nëntë, ndërsa në Fier ‘vulosi’ mandatin e 12-të me votën e diasporës.
Nga votat e shqiptarëve jashtë vendit Partia Socialiste siguroi 122.070 vota, kurse PD doli forcë e dytë me vetëm 47.018 vota.
Në 12 qarqe të vendit, demokratët arritën të fitojnë vetëm një qark, Kukësin, ku morën gati 62% të votave, kurse PS-ja 27% të votave.
Ndërkohë në 11 qarqe të tjera socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.
Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.
Berat
PD 11.12 %
PS 75.8 %
Dibër
PD 29.80 %
PS 60.58 %
Durrës
PD 25.68 %
PS 62.04 %
Elbasan
PD 16.94 %
PS 67.61 %
Fier
PD 12.54 %
PS 73.22 %
Gjirokastër
PD 13.16 %
PS 76.18 %
Korçë
PD 20.51 %
PS 75.23 %
Kukës
PD 61.91 %
PS 26.99 %
Lezhë
PD 34.13 %
PS 49.19 %
Shkodër
PD 42.27 %
PS 40.01 %
PSD 6.96 %
Tiranë
PD 30.39 %
PS 50.91 %
Vlorë
PD 12.5 %
PS 70 %
Top Channel