Ja si Shqipëria e ka parakaluar Spanjën si destinacioni i preferuar i britanikëve, ekspertët: Ofron pushime verore me kosto të përballueshme Një incident është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.
Një person është plagosur me thikë afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plotë të incidentit.
“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel