“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin: Tani dalin 50 vota më shumë për tu numëruar

17/05/2025 17:26

Kandidatja demokrate për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, është përplasur me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, për numërimin e votave të diasporës që po vijon ende.

Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët

Celibashi: Po nuk skanohen.

Tabaku: Ju kuptoj shumë qartë…

Jona Josifi: Kemi një shifër nga sistemi automatik dhe një shifër manuale. Nuk e ke në të njëjtën numërues, njërën e merr automatikisht.

Tabaku: Ja pra ne e sqaruam këtë, para katër orësh ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani del 50 më shumë, ky është problemi, ky është një proces normal që ne e kuptojmë shumë mirë. Ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë, më keni thënë jo.

Celibashi: Kush është pretendimi?

Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifra që na dhatë, tani na dalin 670 për tu numëruar.

Celibashi: Procesi i vlerësimit po vazhdon ende.

Tabaku: Unë ju pyeta ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia, jo më thatë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta