“Sot e ndjejmë Francën shumë afër nesh”/ Rama konferencë të përbashkët me Macron, presidenti Francez: Shqipëria e ka udhën në BE

17/05/2025 09:46

Presidenti francez Emmanuel Maceon është pritur sot kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare pas samitit të mbajtur dje në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Franca është pranë Shqipërisë në procesin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Nga ana e tij Macron konfirmoi mbështetjen e Francës, ku tha se Shqipëria ka avancuar në udhën e saj drejt BE.

Edi Rama: Sot ne e ndjemë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen e përfshirjen. Jam vërtet shumë mirënjohës dhe të gjithë ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin dhe vizitën tuaj. Në një kohë mjaft të shkurtër, kjo na mbush zemrën dhe duhet të punojmë me veten tonë për ta kuptuar që nuk do jetë kaq e zakonshëm të kemi vizitë të një presidenti çdo 18 muaj.

Emmanuel Macron: Faleminderit z.kryeministër për pritjen tuaj të ngrohtë. Është lumturi e madhe të jem përsëri këtu. Ministrat tanë janë takuar po ashtu për këtë agjendë me intensitet të paparë. Ky mandat do na lejoj të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze dhe ju organizoj për samiti. Faleminderit për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do bëjmë së bashku.  Ne do vazhdojmë bashkëpunimin. Shqipëria ka avancuar me negociata. Jam i lumtur për mandatin.  Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta