Janë numëruar votat e diasporës për Fierin.

Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-të. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, raporton se 80% e votave kanë shkuar për PS-në.

Kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet në Fier, Azmer Duleviç, në një postim në Instagram ka pranuar humbjen që pësoi nga zgjedhjet e 11 majit.

 

 

Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta