
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas Administratës Ushtarake Rajonale të Sumyt, sulmi ndodhi në orët e mëngjesit të së shtunës në qytetin Bilopillia, ku u raportuan gjithashtu katër persona të plagosur.
Ekipet mjekësore, shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të sqaruar rrethanat e sulmit.
Ky sulm vjen vetëm disa orë pas zhvillimit të bisedimeve të para direkte për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që prej vitit 2022, të mbajtura të premten në Stamboll, Turqi.
Megjithëse nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete për t’i dhënë fund konfliktit, palët ranë dakord për shkëmbimin e nga 1,000 të burgosurish lufte në ditët në vijim.
Top Channel